Që pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Fis Juniku po vazhdon të jetë shumë aktiv me projekte të ndryshme.
Kësaj here, ai është ftuar për të qenë prezantuesi zyrtar i eventit ‘Final 8’ që do të mbahet në Rahovec.
Lajmi është bërë i ditur nga et BC Rahoveci përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram.
“N’Rahovec e kem konakun për festën më të madhe të basketbollit. Për 15 vjet shtet! Prezantues zyrtar i eventit ‘Final 8 Kupa’ është ish-basketbollisti nënkampion i Kosovës me Rahovecin, ylli televiziv dhe showmeni: Fis Juniku|, shkruhet në njoftimi ne faqes.
Fisi përndryshe është shprehur mjaft entuziast për eksperiencën e tij të re, duke marrë parasysh se ai ka qenë më parë basketbollist.
Përveç basketbollit, ai është i njohur edhe si moderator i emisionit ‘Barber Shok’ që transmetohet në RTV Dukagjini. /Telegrafi/