Telegrafi

Fis Juniku paralajmëron rikthimin e “Shok Podcast”, me të ftuarin e parë shumë special

Foto: Fis Juniku/Instagram

Basketbollisti dhe moderatori i njohur, Fis Juniku, ka paralajmëruar me entuziazëm rikthimin e shumëpritur të podcastit të tij të suksesshëm, “Shok Podcast”.

Lajmin e ka ndarë përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku shihet në shoqërinë e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, i cili mesa duket do të jetë i ftuari i tij i parë për këtë sezon të ri.

Në video, Fisi duket i emocionuar teksa njofton rikthimin e podcastit, një platformë e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut për intervistat e sinqerta dhe bisedat e hapura me figura të njohura nga estrada shqiptare.

Foto: Fis Juniku/InstaStory

Me një buzëqeshje në fytyrë dhe energji pozitive, ai prezanton fituesin e Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardhin, që shfaqet në krah të tij, duke treguar kështu se episodi i parë i sezonit të ri do të jetë i mbushur me biseda interesante dhe zbavitëse.

“Shok Podcast” ka qenë një sukses i madh që nga fillimi i tij, me Fis Junikun që ka pritur emra të njohur nga bota e muzikës dhe sportit shqiptar.

Me stilin e tij të veçantë të moderimit dhe aftësinë për të krijuar një atmosferë miqësore dhe të hapur, Fisi ka arritur të sjellë në ekran momente të paharrueshme me të ftuarit e tij.

Rikthimi i “Shok Podcast” pritet me padurim nga ndjekësit e tij të përkushtuar, të cilët mezi presin të dëgjojnë intervistat dhe historitë e reja që do të ndahen në këtë sezon. /Telegrafi/