Telegrafi

Reagimi qesharak i Firminos pas përfundimit të ndeshjes teksa po ecte mes dyshes së acaruar Mane-Salah

Roberto Firmino bëri një fytyrë qesharake teksa po ecte mes Sadio Mane dhe Mohamed Salah, disa minuta pas ‘shpërthimit’ të senegalezit ndaj shokun e tij egjiptian te Liverpooli.

Mane u la i vetëm dhe nuk iu asistua topi nga Salah gjatë përballjes së Ligës Premierkundër Burnley.

Salah u tregua paksa egoist në një rast duke mos pasuar te Mane, i cili pati disa metra hapësirë brenda zonës.

Lexo po ashtu Salah tregohet egoist, Mane shpërthen ndaj tij dhe trajnerit Klopp

Egjiptiani vazhdoi me të vetën pavarësisht se shoku i tij i ekipit po lypte topin dhe në fund vendosi të godas duke humbur topin.

Mane bëri të ditur ndjenjat e tij pasi ai u zëvendësua duke shpërthyer me protesta në drejtim të Jurgen Klopp, ndërsa Firmino u përpjek ta qetësonte.

Lexo po ashtu Firmino arrin shifrën e 50 golave në Ligën Premier, vendos dy rekorde

Sulmuesi brazilian më pas bëri një gjest argëtues drejt kamerës, ndërsa po ecnin drejt zhveshtoreve dhe Firmino ishte në mes të Salah dhe Mane.

Ndryshe, Firmino gjatë ndeshjes së djeshme arriti në kuotën e 50 golave, duke u bërë braziliani i parë që shënon kaq gola në Ligën Premier dhe i nënti golashënues më i madh në histori të Liverpoolit. /Telegrafi/