Ekzistojnë disa mënyra për ta festuar një fitore vendimtare kundër rivalit të përbetuar: Duke dalë me shokët në klub, duke dalë me partneren për darkë, duke rishikuar ndeshjen në shtëpi apo thjesht duke bërë një gjumë të mirë.
Ndërsa futbollisti i Liverpoolit, Roberto Firmino, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta festuar triumfin ndaj Evertonit.
Së bashku me gruan e tij, ai mori pjesë në festën e ditëlindjes së gruas së Philippe Coutinhos, ku është argëtuar tej mase.
Gjatë kësaj ndeje, Firmino e ka xhiruar veten duke u puthur me gjuhë me gruan e tij. Në këtë mënyrë, çifti ka treguar dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Videoja është bërë sensacion në rrjetet sociale dhe është shpërndarë në masë të madhe. /Telegrafi/