Telegrafi

Firmino shkëmben puthje dhe argëtohet me gruan në një jaht luksoz në Ibiza

(Foto: Instagram/Roberto_Firmino)

Roberto Firmino është fotografuar në momente intime me gruan e tij, Larissa Pereira, gjatë një pushimi të shkurtër nga futbolli.

Çifti i njohur ndodhet në Ibiza të Spanjës, ndërsa edhe atje janë ndjekur nga paparacit.

Braziliani dhe gruaja e tij janë fotografuar në një jaht luksoz në brigjet e ishujve Balearic, ndërsa nuk ka munguar edhe shkëmbimi i puthjeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Roberto Firmino

26-vjeçari ishte veshur me pantallona të shkurtra, kurse partnerja e tij është veshur me bikini.

Larissa ka tërhequr vëmendje me format e saja trupore, ndërsa fotografët janë kujdesur që ta kapin pjesën e pasme.

(Foto: THE MEGA AGENCY)

Nuk dihet kohëzgjatja e qëndrimit të çiftit në Spanjë, mirëpo më së largu deri në fillim të javës së ardhshme, Firmino duhet të kthehet në stërvitje.

Ndryshe, futbollisti i Liverpoolit i ka disa ditë të lira para se të kthehet në stërvitje për t’u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/