Telegrafi

Firmino në dyshime për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamit

Roberto Firmino (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka marrë një lajm aspak të mirë këtë të marte (21 maj), pasi Roberto Firmino ka pësuar lëndim në stërvitjet për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit.

Gjigantët nga Merseyside do të përballen me Spurs në finalen e garës më të madhe në Evropë për klube në Wanda Metropolitano të Madridit më 1 qershor.

Jurgen Klopp është në presion të vazhdueshëm nëse do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për përballjen ndaj londinezëve, e që është ndeshja kryesore e këtij sezoni për The Reds.

Jurgen Klopp (Foto:y Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Roberto Firmino kishte humbur katër ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi, por që iu përsërit edhe sot (e marte) në stërvitjet rutinë që i zhvillon Liverpooli.

Në ditët në vijim mbetet të shihet nëse sulmuesi brazilian do të jetë i gatshëm për finalen e madhe ndaj Spursave. Klopp do të konsultohet me stafin mjekësor rreth gjendjes së brazilianit, në mënyrë që të mos rrezikojë të startojë me të në Madrid.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Ndryshe, reprezentuesi i Brazilit ka qenë vendimtar edhe në këtë sezon për anglezët, duke shënuar 16 gola dhe ka bërë tetë asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/