“O Abate, zotëri 3 euro e 33 cent”, sigurisht ju kujtohet cilësimi i mbrojtësit të Milanit nga komentatori Andin Lokaj vite më parë pasi Diego Milito ia shkatërroi karrierën në derbin Inter-Milan.
Historia për Abaten u përsërit shumë vite më vonë, në një miqësore.
Mbrojtësi Rossoner sërish tregoi se nuk vlen më shumë se aq sa e cilësoi dikur komentatori më i dashur kosovar, pra 3 euro e 33 cent, shkruan Telegrafi.
Roberto Firmino me dy lëvizje e nervozoi aq keq Abaten në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Milanit në kuadër të International Champions Cup, sa që e fauloi pasi me një finte fenomenale ia futi topin nën këmbë.
Abate sërish në këtë afat kalimtar do të vlejë jo më shumë se 3 euro e 33 cent. /Telegrafi/