Telegrafi

Firmino është i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve

Roberto Firmino (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Roberto Firmin është i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit, por në dilemë mbetet lojtari tjetër i Liverpoolit, Naby Keita.

Sulmuesi brazilian kishte pësuar lëndim që në ndeshjen e parë që Barcelona e fitoi 3-0 ndaj Liverpoolit më 1 maj në Camp Nou, por që duket se ka arritur të rikuperohet me kohë.

27-vjeçari nuk ishte inkuadruar në ndeshjen e dytë, por që e shikoi momentin kur zëvendësuesi i tij Divock Origi e përmbysi rezultatin në 4-0.

Jurgen Klopp (Foto: Getty Images/Guliver)

Mediat kanë arritur t’i kapin disa momente kur Firmino ishte duke u stërvitur me bashkëlojtarët e tij, ndërsa Jurgen Klopp ka bërë të ditur se ai është i gatshëm.

“Baobby është stërvitur, ishte pjesë e stërvitjeve edhe në javën e kaluar. Çdo gjë është mirë, ai ka stërvitur edhe sot me ne”, ka thënë trajneri gjerman.

Lexo po ashtu Firmino në dyshime për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamit

“Ai do të jetë në stërvitje edhe nesër. Çfarë kemi parë deri më tani është që ai është mirë, Ai do të jetë mirë, jam i sigurt”, ka shtuar më tej Klopp. /Telegrafi/