Roberto Firmino është akuzuar për vozitje në gjendje të dehur, pasi ishte arrestuar natën e Krishtlindjeve.
Futbollisti brazilian është ndalur nga policia në Merseyside, ndërsa e drejtonte automjetin teksa në organizëm kishte sasi më të madhe alkooli nga niveli i lejuar.
“Policia e Merseysides e ka akuzuar një 25-vjeçar me ‘vozitje në gjendje të dehur’, pasi vetura e tij është ndalur në qytetin e Liverpulit në orët e hershme të ditës së shtunë, 24 dhjetor 2016”, ka thënë një zëdhënës policie.
Lojtari është arrestuar nga policia, pas kësaj shkeljeje të rregullave të komunikacionit dhe pastaj është lëshuar.
Anësori i Liverpoolit do të paraqitet në gjykatë më 31 janar. /Telegrafi/