Firma e fintech me bazë në Zvicër, X8 AG, ka marrë një certifikatë nga Sheriyah Revieë Bureau (SRB), që është një firmë konsulente e licencuar nga Banka Qendrore e Bahreinit, për kriptovalutën Stablecoin që e ka bazë kriptovalutën Ethereumin.
Debati mbi nëse janë apo jo kriprovalutat në përputhje me ligjin Islam, e ka përqendruar pajtueshmërinë e tyre lidhur me ndalimin dhe spekulimin monetar dhe disa studiues mysliman e kanë konsideruar tregtinë e kriptovalutave si legjitime nën Sheriat, përcjell Telegrafi.
Sipas drejtorit dhe bashkëthemeluesit të X8 AG, Francesca Greco, pasuria e kriptovalutës me bazë Ethereum është një “stabilizues”, që mbështetet prej shtatë monedhave të gatshme dhe arit, ku pritet t’iu ndihmojë shqetësimet e dijetarëve mysliman lidhur me paqëndrueshmërinë dhe spekulimet e tepërta, përcjell Telegrafi.
Siç është raportuar, kriptovaluta Stellar mori një certifikatë të përputhshmërisë sipas Sheriatit në fushën e transferimit të parave dhe tokenizimin e pasurive, duke pretenduar se ishte protokolli i parë i teknologjisë Blockchain që e kishte bërë këtë.
Gjithashtu, kriptovaluta Bitcoin në muajin prill të këtij viti u pranua si “përgjithësisht i lejueshëm” nën ligjin e Sheriatit. /Telegrafi/