Site icon Telegrafi

Firma projektuese mohon lajmin: Bill Gates nuk e ka blerë superjahtin 645 milionë dollarësh

Miliarderi Bill Gates nuk ka porositur një superjaht me energji hidrogjeni nga projektuesi Sinot.

Kështu i ka thënë kompania një fjalë rrjetit televiziv BBC, lajm që demanton një lajm të qarkulluar ditë më parë, përcjell Telegrafi.

Siç shkruan po BBC, është raportuar gjerësisht se Z. Gates porositi një anije luksoze prej 645 milionë dollarëve, bazuar në konceptin i cili u shfaq në Monaco në vitin 2019.

Por, Sinot tha se ajo nuk kishte “marrëdhënie biznesi” me Bill Gates.

Lexo po ashtu Brenda jahtit mbresëlënës ekologjik që Bill Gates e bleu për 645 milionë dollarë

Ajo ka shtuar se një jaht i tillë, i quajtur Aqua, nuk ishte “i lidhur” as me atë, as me ndonjë nga përfaqësuesit e tij.

“Aqua është një koncept në zhvillim dhe nuk i është shitur z. Gates”, citohet të ketë thënë një zëdhënëse.

Një jaht i tillë thuhet se do të ishte e gjatë 112 metra, sipas materialit publicitar të lëshuar nga Sinot. /Telegrafi/

Exit mobile version