Site icon Telegrafi

Kompani nga Maqedonia do të marrin pjesë në panairin e Berlinit

Agjencia e lajmeve “MIA” njofton se kompani nga Maqedonia edhe këtë vit janë pjesë e njërit nga panairet më të mëdha botërore për pemë dhe perime dhe për logjistikë teknike për prodhimtari, paketim dhe distribuim të prodhimeve nga pemët edhe perimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, 12 kompani nga Maqedonia për prodhimtari të pemëve dhe prodhimeve nga pemët dhe perimet janë midis 2,884 ekspozuesve, stendat e të cilëve Panairin e Berlinit do t’i vizitojnë mbi 70 mijë vizitorë dhe përfaqësues të kompanive nga ky sektor.

Panairi do të zgjasë nga 8 deri më 10 shkurt dhe grumbullon kompani nga mbi 100 shtete të cilat i prezantojnë inovacionet e fundit./Telegrafi/

Exit mobile version