Telegrafi

Fiorentina njofton shërimin e tre lojtarëve nga coronavirusi

Klubi italian, Fiorentina ka njoftuar se lojtarët Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dusan Vlahovic nuk janë më pozitivë në Covid-19.

Të tre lojtarët ishin në mesin e disa figurave të klubit të testuar pozitivisht për coronavirus, duke përfshirë anëtarët e stafit dhe mjekun kryesor të tyre.

Megjithatë, klubi nga Firence ka zbuluar tashmë se të tre lojtarët janë shëruar tashmë nga sëmundja ngjitëse.

Lexo po ashtu Presidenti i Fiorentinas, Commisso: 12 pjestarë të klubit me coronavirus

“Fiorentina është e kënaqur të njoftojë se testet kanë zbuluar se Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dusan Vlahovic nuk janë më pozitivë për Covid-19”.

“Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për të falënderuar mjekët, infermierët dhe spitalet që po vazhdojnë të kujdesen për të gjithë ata që kërkojnë kujdes mjekësor në këtë kohë të vështirë për Italinë dhe për të gjithë botën”.

“Fiorentina është duke punuar me fondacionet Careggi dhe Santa Maria Nuova ONLUS përmes fushatës së saj ‘Forza e Cuore’, e cila deri më tani është rritur më shumë se 760 mijë euro”.

Lexo po ashtu Kapiteni i Fiorentinës zbulon frikën që pati pasi rezultoi pozitiv me coronavirus

“Paratë janë përdorur për të blerë materiale dhe pajisje kryesore për t’u përdorur në luftën kundër pandemisë”, thuhet në njoftimin e klubit Viola.

Kishte 13 raste zyrtare të coronavirusit mes lojtarëve të Serie A në Juventus, Fiorentina, Sampdoria dhe Hellas Verona, por disa klube nuk konfirmuan numrat specifikë. /Telegrafi/