Fiorentina është afër që të mbyll transferimin e Mario Mandzukic, si lojtar i lirë.
Mandzukic aktualisht është lojtar i lirë, pasi është ndarë nga klubi Al-Duhail i Katarit në fillim të këtij muaji.
Sipas Sportitalia, Fiorentina po përpiqet ta rikthejë kroatin në Itali dhe i kanë ofruar atij një kontratë dy vjeçare, me pagë 3 milionë euro në sezon.
Marrëveshja do të përfshinte gjithashtu mundësinë për rinovim edhe për një vit të tretë për 34-vjeçarin.
Kroati e ka fituar Scudetto me Juvenutisn në katër sezonet e tij mes viteve 2015 dhe 2019, ku ka shënuar 44 gola në 162 paraqitje.
Kalimi i tij te Al-Duhail nuk ishte aq i frytshëm, duke shënuar një gol në shtatë ndeshje.
Ai aty luajti me Medhi Benatian, që e kishte shok skuadre te Juventusi. /Telegrafi/