Telegrafi

Fiorentina shokohet nga paga e kërkuar nga Thiago Silva

Fiorentina thuhet se ka ndërmarrë një hap prapa në përpjekjen e tyre për të nënshkruar me Thiago Silvan pasi mësoi kërkesat e tij për pagë.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Fiorentina ka qenë e etur të negociojë me qendërmbrojtësin brazilian dhe të krijojë kontakte me mbrojtësin e Paris Saint-Germain, i cili është afër skadimit të kontratës.

Ish-ylli i Milanit u përmend për herë të parë në lidhjet me Violan nga Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport përcjelli sot (e premte) me më shumë zbulime.

Lexo po ashtu Leonardo konfirmon largimin e Cavanit dhe Silvas në fund të sezonit

Raporti pretendon se Silva kërkon 10 milionë euro neto në vit dhe është shumë e pamundur që Presidenti Rocco Commisso të mund të garojë për nënshkrimin e tij.

Drejtorët kanë propozuar të kthehen për bisedime të mëtejshme me përfaqësuesit e Thiago Silva në mes të gushtit, duke shpresuar se ai është ende në kërkim të zgjidhjes së duhur.

Gazeta shkruan se Fiorentina mund të jetë e gatshme të paguaj 5.5 milionë euro për nënshkrimin e tij, gati gjysma e asaj që ai ka kërkuar. /Telegrafi/