Arber Zeneli ka pasur një sezon shumë të mirë në ligën elitare holandeze.
Shkaku i një lëndimi, reprezentuesi i Kosovës ka pasur gjatë sezonit të kaluar vetëm 14 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.
Megjithëse ka pasur pak paraqitje, ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane duke përfshirë edhe Fiorentinën.
Kjo e fundit është e gatshme të ndajë rreth tre milionë euro për sulmuesin anësor të skuadrës së Heerenveenit.
Futbollisti 23-vjeçar theksojmë se kontrata me ekipin e ligës elitare të Eredivisie i mbaron gjatë verës së vitit të ardhshëm.
Violat italiane gjithashtu janë duke monitoruar për së afërmi edhe Sam Larsoonin e Feyenoordit dhe Jese Rodriguezin e PSG-në, i cili sapo është kthyer nga huazimi te Stoke City.
Ndryshe, Zeneli ka pasur nëntë paraqitje për përfaqësuesen e Kosovës gjersa ka shënuar dy gola që nga pranimi i vendit tonë në UEFA dhe FIFA. /Telegrafi/