Site icon Telegrafi

Fiorentina ka nënshkruar me sulmuesin problematik Aleksandr Kokorin i cili u dënua me burg për gjuajtje armë dhe rrahje

Aleksandr Kokorin në vitet e fundit ka qenë më shumë lajm për skandale se sa për çështjet sportive.

Kur ishte te Zeniti, ai dhe bashkatdhetari i tij Pavel Mamaev u dënuan me një vit e gjysmë burg për “huliganizëm dhe sulm” në tetor 2018.

Kokorin, në veçanti, u akuzua se kishte goditur me karrige Denis Pak, një zyrtar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë.

Sidoqoftë, lojtari që shpesh herë postonte video duke gjuajtur me armë, ishte lanë në lirim me kusht në shtator 2019.

Lexo po ashtu Futbollisti i kombëtares ruse i dashuruar pas armëve, poston foto në rrjetet sociale (Foto)

Nga ai skandal, Zeniti e huazoi te Sochi – ku shënoi shtatë gola në 10 ndeshje, ku pastaj si lojtar i lirë u bashkua me Spartak Moskën.

Me vetëm dy gola dhe dy asistime, ai tashmë ka bindur Fiorentinën që të nënshkruajë me të.

“Unë jam praktikisht një lojtar i Fiorentinës tani. E vetmja gjë që mungon është ekzaminimi mjekësor”, ka thënë ai.

Edhe klubi i Spartak Moskës, e ka pranuar që ka marrëveshje mes klubeve.

 

Spartak, në këmbim, do të marrë një shumë afër 4.5 milionë, ndërsa Kokorin pritet të nënshkruajë për tre vjet e gjysmë.

Ai me Rusinë ka luajtur në 48 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version