Site icon Telegrafi

Fiorentina – Juventus, formacionet zyrtare

Fiorentina dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është mysafirë e Violas në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie A, e cila zhvillohet në Artemio Franchi nga ora 16:00.

Skuadra e Max Allegrit vjen në këtë ndeshje pas asnjë humbje në këtë sezon dhe me katër fitore radhazi, kështu që pret rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Në anën tjetër, Viola kanë katër fitore e dy barazime në gjashtë ndeshje në shtëpi dhe pret gjithashtu rezultat pozitiv nga kjo ndeshje e vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

FiorentinaLafont; Milenkovic, Pezzella, Hugo, Biraghi; Edimilson, Benassi, Veretout; Chiesa, Simeone, Gerson

Juventus Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Cancelo; Cuadrado, Bentancur, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo

/Telegrafi/

Exit mobile version