Interi do të kërkojë të kthehet te fitorja pas një serie të dobët në katër ndeshjet e fundit.
Zikaltërit do të duhet të kërkojnë tri pikët përballë Fiorentinës që ka një ecuri pozitive, pasi nuk di për humbje në shtatë ndeshjet e fundit.
Spalletti vazhdon të ketë probleme për formacionin pasi lëndimet janë evidente.
Mbrojtësit D’Ambrosio dhe Miranda, vazhdojnë të jenë jashtë fushës shkaku i lëndimeve.
Për këtë ndeshje Spalletti nuk i ka qëndruar besnik treshes së sulmit, Mauro Icardi, Antonio Candreva dhe Ivan Perisic, pasi italiani është lënë në bankë.
Në anën tjetër Stefano Pioli, do të sulmojë me Simeonen dhe Chiesan. /Telegrafi/
Fiorentina: Sportiello; Laurini, Pezzella, Astori, Biraghi; Benassi, Badelj, Veretout; Chiesa, Simeone, Thereau.
Inter: Handanovic; Cancelo, Skriniar, Ranocchia, Santon; Vecino, Gagliardini; Joao Mario, Borja Valero, Perisic; Icardi.