Telegrafi

Fiorentina fiton garën për Kumbullën

Fiorentina duket se është skuadra që ka fituar garën për shërbimet e Marash Kumbullës.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A dhe ka rënë në sytë e skuadrave të mëdha.

Inter, Juventus, Napoli e Lazio e donin në Itali, ndërsa edhe Chelsea dhe Manchester United kishin shprehur interesim për shqiptarin.

Por duket se garën e ka fituar klubi tjetër i madh italian Fiorentina.

Mediat italiane kanë raportuar se klubi vjollcë ka bërë një ofertë shumë të mirë në drejtim të Atalantës.

Fiorentina ka ofruar shtatë milionë euro për huazimin 18 mujor të Kumbullës në ‘Artemio Franchi’.

E pas 18 muajve, klubi vjollcë ka të drejtën e blerjes për 12 milionë euro të tjera.

Në total Verona do të fitonte 19 milionë euro nga shitja e mbrojtësit shqiptar. /Telegrafi/