Fiorentina ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Juventusit, pasi e ka mposhtur me rezultat 2-1.
Pjesa e parë e takimit i ka takuar në tërësi ekipit vendas, të cilët shumë herë kanë arritur ta rrezikojnë portën e Gianluigi Buffonit.
Megjithatë, për të parë golin e parë të ndeshjes u desh të presim minutën e 37-të të ndeshjes, ku sulmuesi kroat, Nikola Kalinic shënoi nga afërsia pas asistimit të Federico Bernardeschit dhe me rezultatin 1-0 skuadrat shkuan në pushim.
Edhe pjesa e dytë e ndeshjes filloi më mirë për klubin Viola, të cilët donin të gjenin golin e dytë, duke shfrytëzuar hutinë e Juventusit.
Ashtu edhe ndodhi, pasi Fiorentina gjeti edhe golin e dytë nëntë minuta pas fillimit të kësaj pjese me anë të mesfushorit Milan Badelj, i cili shënoi një super-gol në minutën e 54-të, duke provuar harkimit, dhe kështu ngriti epërsinë në 2-0.
Pas këtij goli, Juventusi provoi të kthehet në lojë duke shpeshtuar sulmet dhe kështu arriti të ngushtoj epërsinë më anë të Gonzalo Higuain, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 58-të.
Deri në fund të takimit, Allegri provoi me të gjitha forcat, pasi futi edhe tre futbollistë sulmues, por Fiorentina arriti të mbahet mirë duke marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj kampionit në fuqi të Italisë.
Pas kësaj humbje, Juve ende qëndron në vendin e parë me 45 pikë, por me vetëm një më shumë se Roma, ndërsa Fiorentina renditet e teta me 30 pikë. /Telegrafi/
Gonzalo Higuain pulls one back for Juve! #FiorentinaJuve 2-1! pic.twitter.com/2OhhxSL9pz
— Stereo Serie A (@StereoSerieA) January 15, 2017