Telegrafi

Fiorentina e dashuruar me Musën, veprimet që e nxorrën zbuluar (Foto)

Mbrëmjen e djeshme banorët ishin mbledhur jashtë për të pirë cigare e biseduar.

Ndërsa Musa dhe Dona ishin në krevat duke u puthur. Ndërkohë Fiorentina ndodhej në kuzhinë. Ajo merr drejtimin për të shkuar tek banorët e tjerë, por kur hedh sytë nga Musa dhe Dona që ishin duke u puthur, kthehet prapa dhe shkon në krevatin e saj shkruan Revista Who.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother Albania

Fytyra e mërzitur e Fiorentinës vërehej shumë. Kjo lë të kuptohet se ajo ose ndjen për Musën, ose dëshiron që Olsi t’i kushtojë vëmendje ashtu si Musa Donës pasi kohët e fundit ai e ka lënë pak pas dore.

Por edhe pak ditë më parë Fiorentina në debat e sipër shkon shumë afër Musës dhe veprimet e saj dukeshin sikur nga momenti në moment do e puthte atë. Mos vallë po lindin ndenja të reja tek ajo?