Fiorentina dhe Napoli kanë luajtur baras (1-1) në derbin e skuadrave nga vendet e para në tabelën e Serie A.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit italian, skuadrat shënuan dy gola të shpejtë në minutat e para të sfidës.
Marcos Alonso realizoi për Violan (6’), ndërsa menjëherë pas Gonzalo Higuain e barazoi rezultatin (7’).
Në fraksionin e dytë nuk pati gola, ashtu që skuadrat u pajtuan me nga një pikë.
Napoli ka mbetur tri pikë prapa liderit Juventus, ndërsa Fiorentina është në vend të katërt me pikë të barabarta me Romën që është një pozitë më lartë. /Telegrafi/
Goli i Marcos Alonsos ndaj Napolit.
Posted by Telegrafi Sport on Monday, 29 February 2016
Goli i Gonzalo Higuaín ndaj Violas.
Posted by Telegrafi Sport on Monday, 29 February 2016