Telegrafi

Fiorentina dhe Juventusi luajnë për fitore, formacionet zyrtare

Fiorentina dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Bianconerët janë mysafir të klubit Viola në ndeshjen e javës së 33-të, ndeshja e cila pritet të zhvillohet në Artemio Franchi nga ora 15:00.

Ekipi i Andrea Pirlos ka rritur formën në ndeshjet e fundit, duke fituar tri nga katër takimet dhe synon fitoren e radhës për të mos rrezikuan një vend në katërshe.

Në anën tjetër, edhe për vendasit ndeshja vlen më shumë se tri pikë, pasi në rast humbje mund të rrezikonin seriozisht rënien nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Fiorentina: Dragowski; Caceres, Milenkovic, Pezzella, Igor; Venuti, Amrabat, Pulgar, Castrovilli; Vlahovic, Ribery

Juventus: Szczesny; De Ligt, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Alex Sandro; Ramsey; Dybala, Ronaldo

/Telegrafi/