Telegrafi

Fiorentina dhe Interi në kërkim të një vendi në Europa League, formacionet zyrtare

Interi është mysafir i Fiorentinas për ndeshjen e javës së 33-të në Serie A.

Një javë më parë, Fiorentina bëri një hap prapa duke pësuar në shtëpi nga Empoli, ndërsa Nerazzurrët e nisin këtë duel pas derbit të javës së kaluar ndaj Milanit, ku luajtën baras (2-2).

Të dyja këto skuadra renditen në pozitat shtatë (Interi me 56 pikë) dhe tetë (Fiorentina me 52 pikë).

Pozita që çon në Europa League është katër pikë larg zikaltërve dhe tetë pikë larg Violas. Natyrisht se në ndeshjet e mbetura, këto dy ekipe do ta kërkojnë pjesëmarrjen në Evropë.

Formacioni startues i Fiorentinas: Tatarusanu; Tomovic, Sánchez, Astori; Valero, Badelj, Vecino, Milić; Bernardeschi, Tello; Babacar.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, Medel, Miranda, Nagatomo; Gagliardini, Kondogbia; Candreva, J.Mário, Perisic; Icardi.

/Telegrafi/