Site icon Telegrafi

Fiorentina dëshiron të blindojë Bernardeschin me një klauzolë të lartë

Fiorentina janë duke u përgatitur për të bllokuar sulmuesin, Federico Bernardeschi, me një kontratë të re që ka kushte të përmirësuara dhe duke ia vendosur një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro.

Fantazisti italian u rrit në akademinë e të rinjve të klubit Viola dhe është bërë një sensacion me lojën dhe golat e tij, me të fundit që erdhi nga një goditje të përsosur nga gjuajta e lirë në fitoren 1-0 në Ligën e Evropës ndaj Borussia Monchengladbach.

Lexo po ashtu Chelsea përgatit ofertën për Bernardeschin

Bernardeschi ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të mëdha, si ato italian Inter, Milan dhe Juventus, por edhe gjigatëve të tjerë evropian si  Barcelona, Bayern Munich dhe Chelsea, transmeton Telegrafi.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Fiorentina po nxiton për të siguruar thesarin e tyre me një kontratë të re, pasi marrëveshja e tij aktuale e mban atë në Artemio Franchi deri në qershor 2019, por zgjerimi do të rrisë pagën e tij në dy milionë euro në vit.

Mbi të gjitha, klauzola e lirimit të tij do të ketë vlerë 70 milionë euro, por me gjasë do të jetë e vlefshme vetëm për klubet jo-italiane, duke shmangur rrezikun e një tjetër goditje të stilit Gonzalo Higuain. /Telegrafi/

Exit mobile version