Fiorentina ka triumfuar ndaj Interit në ndeshjen e mbetur të disa javëve më parë.
Kjo sfidë ishte ndërprerë pasi Eduardo Bove kishte pësuar atak kardiak në fushë, teksa Firoentina ka triumfuar me rezultat 3-0.
Interi realizoi gol në minutën e 30-të me Carlos Auguston, por që goli u anulua për shkak pozitës jashtë loje.
45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me rezultatin baras 0-0.
Fiorentina ishte më cinike në pjesën e dytë, kur shënuan dy gola të shpejtë pasi kishin kaluar një orë lojë.
No goals so far.#FiorentinaInter 0-0 | 45′ + 3′ pic.twitter.com/r67sZE4q2l
— ACF Fiorentina English (@ACFFiorentinaEN) February 6, 2025
Luca Ranieri realizoi gol për 1-0 në minutën e 60-të pas asistimit nga Ronald Mandragora për 1-0.
Tetë minuta më vonë në skenë doli Moise Kean, duke shënuar me kokë pas asistimit nga Dodo për 2-0.
E në minutën e fundit të ndeshjes, sulmuesi italian Moise Kean doli sërish në skenë duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin në këtë sfidë për 3-0.
Me këtë fitore Viola kalon në pozitën e katërt në tabelë me 42 pikë, derisa Interi mbetet në vendin e dytë me 51 sosh, tre më pak se lideri Napoli. /Telegrafi/