Interi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Fiorentina me rezultat 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.
Ekipi i Simone Inzaghit ka vazhduar serine pozitë në kampionat, duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke vazhduar ngjitjen në tabelë.
Golat në këtë triler u shënuan nga Arthur Cabral (33’), Jonathan Ikone (66’) dhe Luka Jovic (90’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Nicolo Barella (2’), Lautaro Martinez (15’, 73’) dhe Henrikh Mkihtaryan (90+).
This team. This sport 🤯🤯🤯#FiorentinaInter 3-4 (FT) #ForzaInter pic.twitter.com/e1opWqcfGY
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) October 22, 2022
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht argjentinas Martinez, i cili pas dy golave dhe një asistimit u notua me 9.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e vendasve, Lorenzo Venuti, që u vlerësua me notë 4.4.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/