Është ndarë në barazim 3-3 ndeshja në mes të Fiorentinas dhe Napolit të Elseid Hysajt.
Fiorentina dhe Napoli kanë shënuar gjashtë gola, të dy skuadrat nga tri sosh, në një ndeshje plot grinte dhe emocion.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Federico Bernardeschi (51’, 69’) dhe Mauro Zarate (82’) për skuadrën Viola, ndërsa Lorenzo Insigne (25’), Dries Mertens (68’) dhe Manolo Gabbiadini (90+).
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili pati një paraqitje jo fortë të mirë duke u notuar me notën 6.6, ndërsa nota më e lartë e ndeshjes i takoi Bernardeschit, që u notua me 9.1. /Telegrafi/
Fiorentina:
Napoli: