Fiorentina ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Paolo Sousa i ka dhënë leksion Juventusit të Max Allegrit, duke ia shkaktuar humbjen e katërt në këtë kampionat.
Golat në këtë takim u shënuan nga Nikola Kalinic (37’) dhe Milan Badelj (54’) për vendasit, teksa Gonzalo Higuain (58’) për ‘Zonjën e Vjetër’.
Futbollisti më i vlerësuar i këtij takimi është Kalinic, i cili u notua me 8.1, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkon për Claudio Marchision, që mori notën 6.0. /Telegrafi/
Fiorentina:
Juventus: