Milan nuk ka arritur të triumfojë në xhiron e 19 të ligës elitare italiane të Serie A.
Kuqezinjtë nuk kanë arritur të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Fiorentinës duke barazuar me rezultat 1-1.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para për futbollistë, ku lojtari me notën më të lartë është në radhët e vendasve.
Cristiano Briaghi, mbrojtësi i krahut të djathtë të violave ishte lojtari më i mirë në ndeshje dhe u vlerësua me notën 7.9.
Më të dobët ishin tre futbollistë dhe të gjithë vijnë nga radhët e skuadrës së Milanit – Cutrone, Bonaventura dhe Borini u vlerësuan me notën 6.
Pas kësaj, Milan ngjitet në pozitën e nëntë të renditjes tabelore me 25 pikë, ndërsa dy pikë më shumë i ka Fiorentina e vendit të tetë. /Telegrafi/
Fiorentina
Milan