Interi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Fiorentina.
Neroazzurët kanë triumfuar me rezultat të pastër 0-2, për ta marrë kreun në Serie A.
Nicolo Barella me një gol në pjesën e parë dhe Ivan Perisic me një tjetër në pjesën e dytë u përkujdesën për fitoren e Interit.
Por nota më e lartë nëndeshje shkoi për sulmuesin kilian Alexis Sanchez që asistoi tek goli i parë dhe bëri paraqitje të madhe.
Me nota të larta u vlerësuan edhe Marcelo Brozovic, Samir Handanovic, Achraf Hakimi dhe dy shënuesit e golave Barella e Perisic.
Ndërkohë nota më e ulët në ndeshje shkoi për mbrojtësin e vendasve Lorenzo Venutti.
Me këtë fitore Neroazzurët marrin përkohësisht kryesimin në Serie A, me 47 pikë të tubuara, një më shumë se Milani që ka ndeshjen me Crotonen të dielën. /Telegrafi/