Aktorja e njohur, Fiona Gllavica, kohë më parë kishte informuar fansat e saj se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Ajo u martua vitin e kaluar me Arbnor Pacollin, duke sjellë imazhe nga më të ndryshmet nga dasma e saj e madhe.
Ndërkaq, aktorja është tejet aktive në rrjetet sociale, duke postuar fotografi të njëpasnjëshme të përditshmërisë së saj, e po ashtu me bashkëshortin e saj.
Postimi i saj i fundit ishte pak më ndryshe, pasi ajo shfaqi për herë të parë një imazh me barkun e rrumbullakosur.
Fiona ndryshe për publikun është e njohur edhe si ‘Pajtesa’, roli të cilin ajo e luan në serialin “Çka ka shpija”. /Telegrafi/