Telegrafi

Finlandezët gjejnë një zgjidhje ideale për të ruajtur energjinë me muaj të tërë e të përdoret kur është nevoja më e madhe

Studiuesit finlandezë kanë instaluar “baterinë e parë të rërës në botë” plotësisht funksionale, që mund të ruaj energjinë e gjelbër për muaj të tërë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zhvilluesit thonë se kjo mund të zgjidh problemin e furnizimit për gjithë vitin, një problem i madh për energjinë e gjelbër.

Duke përdorur rërë të shkallës së ulët, pajisja mbushet me nxehtësi të prodhuar nga energjia elektrike e lirë nga dielli ose era.

Rëra ruan nxehtësinë në rreth 500 gradë Celsius, e cila më pas mund të ngrohë shtëpitë në dimër kur energjia është më e shtrenjtë.

Finlanda e merr pjesën më të madhe të gazit nga Rusia kështu që lufta në Ukrainë e ka zhvendosur çështjen e energjisë së gjelbër në fokus.

Ajo ka kufirin më të gjatë me Rusinë nga vendet e BE-së, dhe Moska tani ka ndërprerë furnizimin me gaz dhe energji elektrike pas vendimit të Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n.

Shqetësimet për burimet e nxehtësisë dhe dritës, veçanërisht me dimrin e gjatë dhe të ftohtë finlandez në horizont po preokupojnë politikanët dhe qytetarët. /Telegrafi/