Udhëheqësi i Finlandës ka thënë se vendi duhet të aplikojë në NATO “pa vonesë” ndërsa agresioni rus i Ukrainës vazhdon.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë presidenti Sauli Niinisto ai që e bëri njoftimin ndërsa tha se vendi, i cili ndan një kufi rreth 1300 kilometra dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, duhet të aplikojë për anëtarësim në organizatë.
Në një deklaratë të përbashkët me kryeministren e vendit Sanna Marin, ata thanë: “Shpresojmë që hapat kombëtarë që duhen ende për të marrë këtë vendim do të merren me shpejtësi brenda ditëve të ardhshme”.
“Tashmë që momenti i vendimmarrjes është afër, ne shprehim qëndrimet tona, edhe për informim grupeve dhe partive parlamentare”.
“Anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e Finlandës. Si anëtare e NATO-s, Finlanda do të forconte të gjithë aleancën e mbrojtjes”.
“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë”.
Që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, Finlanda ka rritur bashkëpunimin e saj me NATO-n si një nga vendet “partnere” të saj.
Por ajo në fakt nuk është bashkuar me aleancën për të mbajtur marrëdhënie të mira me fqinjin e saj lindor. /Telegrafi/