Site icon Telegrafi

Finlanda edhe një hap pranë NATO-s, Turqia ia miratoi aplikimin

Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi Parlamenti i Turqisë votoi për miratimin e aplikimit të saj.

Turqia e kishte vonuar përpjekjen e Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore për muaj të tërë – duke pretenduar se vendi nordik po mbështeste “terroristët”, transmeton Telegrafi.

Suedia në anën tjetër, e cila aplikoi gjithashtu për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë vitin e kaluar, është ende duke u bllokuar nga Ankaraja për ankesa të ngjashme.

Secili vend i ri që dëshiron t’i bashkohet aleancës së NATO-s duhet ta ketë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të saj.

Finlanda tani do të pranohet zyrtarisht në NATO në samitin e saj të ardhshëm, që do të zhvillohet në korrik në Lituani.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dha miratimin e tij për aplikimin e Finlandës më herët gjatë muajit mars, duke vlerësuar “hapat autentikë dhe konkretë” të Finlandës për sigurinë turke.

Megjithatë, mospajtimi ndaj Suedisë ishte e qartë – pasi ai përsëri akuzoi vendin se mbështet militantët kurdë dhe i lejonte ata të demonstrojnë në rrugët e Stokholmit. /Telegrafi/

Exit mobile version