Finlanda dhe Suedia nesër (18 maj) do të dorëzojnë aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO, njoftoi kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto në Stokholm.
“Demokracia ka fituar”, tha Niinisto, raporton cnn.
“E gjithë kjo pranverë ka qenë një triumf për demokracinë në Finlandë”, tha ai, duke iu referuar mbështetjes dërrmuese që mori aplikimi në parlamentin e Finlandës.
‼️Finland and Sweden will apply to NATO on May 18
"We have agreed that Sweden and Finland will go through whole process together. Tomorrow we will submit our applications," Swedish Prime Minister Magdalena Andersson said at press conference with Finnish President Sauli Ninisto. pic.twitter.com/jh4qegP2wh
— NEXTA (@nexta_tv) May 17, 2022
Kryeministrja suedeze deklaroi se gjatë ditës së nesërme do të aplikojë së bashku me Finlandën për anëtarësim në NATO.
“Ne kemi rënë dakord që Suedia dhe Finlanda do ta kalojnë të gjithë procesin së bashku. Nesër do të dorëzojmë aplikimet tona,”, tha Andersson.
Komenti i drejtohej deklaratës së mëparshme të presidentit turk të hënën se nuk do ta miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO lidhur me sanksionet ndaj Turqisë dhe akuzoi më tej të dy vendet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde. /Telegrafi/