Disa javë më parë në faqet rozë qarkulloi një video, ku pretendohej se janë rrahur dy reperë shqiptarë mes vete.
Pasi lajmet u demantuan, rezultoi se rep-artisti Finem ishte me të vërtetë në atë video, por me një person të panjohur.
Në një intervistë në Prive, ai ka sqaruar sherrin që ndodhi, duke thënë se nuk e kupton pse u bë aq e madhe në media.
“Sa i përket asaj video, nuk e kuptoj pse u bë aq e madhe, nuk e mora vesh fare. Por, nuk është faji i mediave që duan të prishin imazhin apo duan një lajm me emrin e dikujt, si përdorën emrin tim”, u shpreh Finem.
Tutje ai shtoi: Kam reaguar pak fare në Instagram, kam hyrë ‘live’ për atë video, nuk kisha dëshirë të flas”.
Në anën e tij ishte edhe miku i tij, njëherësh reper, Solo, që ngjarjen e konsideroi si ‘shumë zhurmë për asgjë’.
Finem në anën tjetër është bërë personazh mjaft i popullarizuar, derisa këngët e tij në kanalin YouTube marrin miliona klikime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UFQV8AX9FbQ