Rep-artisi shqiptar, Finem, është i njohur për një qasje të ashpër në projektet e tij muzikore.
Që në paraqitjen e tij të parë, ai ka arritur që të dëshmojë se ka një vend të veçantë në estradën shqiptare.
Së fundmi, përmes një projekti të ri, Finem ka treguar anën e tij të butë, duke thurur vargje për dashurinë.
“Sje Mo” titullohet kënga, për instrumentalin e së cilës ka punuar Arlenn dhe Enno, kurse tekstin e ka shkruar vetë ai.
Në klip ai shfaqet vetëm me një vajzë, së cilës kushtimisht ia dedikon fjalët, e për punën e së cilës është përkujdesur Keid Balla dhe Xhulio Hoti.
Kujtojmë se “Gazi n’fund” është projekti i fundit nga reperi, që erdhi në bashkëpunim me artistin Stresi. /Telegrafi/