Artistët e njohur shqiptarë, Finem dhe Melinda, kanë prezantuar ditën e sotme (e premte) projektin e ri muzikor.
“Milano” mban titullin kënga e dyshes së famshme të shoëbizit shqiptar, e cila është shoqëruar edhe me videoklip.
Këngëtarja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, ashtu siç zakonisht komentohet për dukjet unike.
‘Beat’-i është realizuar nga Rvchet dhe Sir Jacob, kurse për producimin u kujdes BigBang.
Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge u bë nga Rvchet dhe Westpoint Studio.
Krahas në kanalin YouTube, projekti ndodhet edhe në platformat e tjera muzikore.
Besohet që dueti i tyre do të ketë pritshmëri dhe reagime pozitive nga publiku. /Telegrafi/