Site icon Telegrafi

“Financial Times”: BE sërish në dilemë rreth zgjerimit

Beteja mbi pranimin e anëtarëve të ri në BE do të ringjallet këtë javë dhe do të hapë mosmarrëveshje të vjetra mbi zgjerimin e Bashkimit, dhe një pyetje të re ekzistenciale rreth strategjisë pas Brexit, shkruan “Financial Times”.

Vendet anëtare duhet të vendosin shpejt nëse do të miratojnë fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe komisionari evropian për Zgjerimin Johannes Hahn planifikon një takim të mëkurën në Bruksel me ambasadorët e 28 anëtarëve për të filluar një debat lidhur me çështjen.

“Financial Times” kujton se qe nga vala e madhe e zgjerimit në vitin 2004, kur u pranuan 10 vende të reja, BE u rrit vetëm për tre anëtarë të ri, ose dy nëse Brexit vazhdon.

28 vendet anëtare të BE në qershor të vitit të kaluar dhanë miratimin e kushtëzuar për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë për t’u bashkuar me fqinjët e tyre në Ballkan, Serbi dhe Malin e Zi, në bisedimet për pranimin, të cilat duhet të konfirmohen këtë muaj.

Tani është e paqartë nëse për këtë do të diskutohet në detaje në mbledhjen e ministrave të Punëve të Jashtme më 18 qershor, e lëre më nëse do të ketë përfundime.

Refuzimi i BE-së është në rrezik të forcimit të fuqive rivale në Ballkan, veçanërisht të Kinës dhe Rusisë. Ai gjithashtu kërcënon të zvogëlojë stimujt për territore të tjera që duan të bashkohen me BE-në – veçanërisht Serbinë dhe Kosovën – për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre territoriale.

Edhe vonesa do të ishte potencialisht problematike, pasi, siç thuhet, nëse vendet e BE-së refuzojnë vendimin e zgjatjes deri pas verës, gjithçka mund të mbytet në katastrofën e krizës më të fundit mbi Brexit.

Sa më e gjatë të jetë vonesa, është e mundur që presioni në Shkup do të rritet për shkak të faktit se ndryshimi i emrit nuk ka sjellë progresin e pritshëm drejt BE-së, ndërsa mësimet për vendet e tjera që duan t’i bashkohen bllokut mund të jenë “se çfarë janë të gjitha këto”, shkruan “Financial Times”.

Exit mobile version