Site icon Telegrafi

Finalja ndaj Liverpoolit, mbrëmja ku Cristiano Ronaldo mund të betonohet si legjendë e Real Madridit

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Në moshën 33-vjeçare, Cristiano Ronaldo e gjen veten në finalen e gjashtë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, këtë të shtunë kundër Liverpoolit.

Në kohën sa luajti më parë për Manchester Unitedin, Ronaldo e gjeti veten në dy finale të Ligës së Kampionëve, në të cilat pati dy rezultate të ndryshme.

Njëra ishte një fitore e ëmbël ndaj Chelseat në vitin 2008 dhe tjetra një humbje ndaj Barcelonës së Pep Guardiolas në vitin 2009.

Lexo po ashtu Ronaldo, Casemiro dhe Marcelo: Historia e fotografisë pas të cilës Reali gjithmonë fiton

Megjithatë, pas kalimit nga Djajtë e Kuq tek Mbretërit, finalet e tij gjithmonë kanë përfunduar me fitore.

Ai filloi të rishkruante historinë e tij në Lisbonë në vitin 2014 duke shënuar një gol që ndihmoi Los Blancos të mposhtnin rivalët e Atleticos dhe ai më pas shënoi penalltinë vendimtare kundër Atleticos përsëri gjatë finales së vitit 2016 në Milano.

Ronaldo ka shënuar 15 gola këtë sezon në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Pas kësaj, ylli portugez shënoi një dy golësh që ndihmoi ekipin e tij për të fituar trofeun e 12-të të Ligës së Kampionëve në Cardiff vitin e kaluar.

Lexo po ashtu Nacho: Ronaldo tashmë legjendë e Realit sikur Di Stefano

Duke qenë një fitues i katërfishtë i trofeut më të çmuar për klube, Ronaldo synon të betonohet si një legjendë e Real Madridit së bashku me Alfredo Di Stefanon, i cili fitoi pesë trofe të Kupës Evropiane për klub.

Këtë të shtunë, Ronaldo ka mundësinë për të arritur këtë status legjendar, por për të kuptuar plotësisht dimensionin e tij të vërtetë historik në Madrid do të kërkojë perspektivën e kohës.

Epoka e këtij Real Madridi dominues, i takon ekskluzivisht atij. /Telegrafi/

Exit mobile version