Telegrafi

Finalja kosovare i takon Majlindës

‘Grand Prix’ i xhudos që është duke u mbajtur në Budapest ka sjellë përballjen kosovare ndërmjet Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit.

Fitorja i takoi Majlinda Kelmendit që mori të artën, kurse Krasniqi të argjendtën.

Dy xhudistet nga Kosova garuan në kategorinë 52 kilogramë.

Distria Krasniqi duke pranuar medaljen e argjendtë në Judo Grand Prix Budapest

Theksojmë se Distria arriti në finale duke mposhtur me ‘ippon’ xhudisten rumune, Larisa Florian, derisa edhe Majlinda dy ndeshjet e saj i fitoi me ippon për t’u kualifikuar në finale.

Nuk ka dyshim se ky është edhe një sukses i radhës për sportin e xhudos në Kosovë. /Telegrafi/