Telegrafi

Finalja e sivjetme akoma më e veçantë, pasi fituesi luan në Ligën e Kampionëve në Basketboll

Sigal Prishtina dhe Bashkimi kërkojnë titullin e Superligës së Kosovës në basketboll, pasi ndeshen në finale të ‘play-offit’ të kësaj gare.

Këtë edicion, finalja është më e veçantë për faktin se kampioni në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve në Basketboll.

Lexo po ashtu Klubet e Kosovës ftohen në Ligën e Kampionëve në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës javë më parë ka pranuar ftesë zyrtare nga drejtori i Ligës së Kampionëve në Basketboll, Patrick Comninos, që skuadra kampione e Kosovës për këtë sezon (2016/2017) të marrë pjesë në raundin kualifikues të kësaj gare për edicionin e ri (2017/2018).

Ftesa zyrtare për pjesëmarrje në këtë garë prestigjioze të FIBA-s ka ardhur pas bisedave dhe kontakteve të drejtuesve të FBK-së me udhëheqësit e kësaj lige dhe FIBA-s.

Lexo po ashtu Sistemi i ndeshjeve dhe mënyra e shpalljes së kampionit në basketboll

‘Basketball Champions League’ është themeluar në vitin 2016, ndërsa për herë të parë këtë garë e ka fituar skuadra spanjolle, Tenerife, që në finalen e ‘Final Four’ triumfoi ndaj ekipit turk, Banvit.

Ekziston mundësia që edhe një klub tjetër nga Kosova të marrë ftesë për edicionin e ardhshëm të garave kualifikuese të Ligës së Kampionëve të basketbollit. /Telegrafi/