Telegrafi

Finalja e Ligës së Kampionëve, zbulohen çmimet e biletave dhe ndarja për tifozët e Liverpoolit dhe Tottenhamit

Foto: B/R Football

Dy klubet angleze, Liverpooli dhe Tottenham Hotspur tashmë kanë ndarë nga 16,613 bileta për tifozët e tyre për finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid.

Liverpooli ka njoftuar detajet e çmimeve të biletave të kategorisë së katërt që kushtojnë nga 70 euro, por kjo shumë përfshinë vetëm 20 për qind të biletave.

Përveç kësaj, 54 për qind e biletave kanë çmimin nga 180 euro, 21 për qind prej 450 eurosh dhe 5 për qind prej 600 eurosh.

Tottenhami, i cili mundi Ajaxin për të arritur në finale, nuk kanë njoftuar detajet e çmimeve për biletat e tyre.

UEFA në anën tjetër ka ndarë për shitje 4,000 bileta për tifozët që vinë nga mbarë bota për vendet në stadiumin Wanda Metropolitano me kapacitet 68,000 ulësesh.

Pjesa tjetër e biletave ju takon komitetit organizues lokal, UEFA-s, federatat kombëtare, partnerëve të marketingut dhe transmetuesve.

Përveç 16,613 biletave, Liverpoolit ka dhënë 100 bileta të kombinuara për të rritur dhe të rinj, me çmim prej 140 euro për person.

Ata gjithashtu dhuruan edhe 300 bileta për stafin e klubit, familjarët dhe miqtë e lojtarëve. /Telegrafi/