Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit është shtyrë për 15 minuta.
Ajo ishte planifikuar të niste në orën 21:00, por është shtyrë deri në 21:15.
Incidentet jashtë stadiumit “Stade de France” janë arsye e shtyrjes 15-minutëshe.
Tifozët nuk po mund të futen në stadium për shkak të kaosit dhe UEFA ka vendosur që ndeshja të shtyhet për disa minuta.
Kick-off has been delayed by 15 minutes.
#UCLfinal— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 28, 2022
Lajmi është konfirmuar edhe nga të dyja klubet.
ℹ️ Un problema de seguridad obliga a retrasar 15 minutos el pitido inicial. #APorLa14 | #UCLfinal
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 28, 2022
Kick-off has been delayed by 15 minutes.
#UCLfinal— Liverpool FC (@LFC) May 28, 2022
Janë mbi 100 mijë tifozë të Liverpoolit që kanë udhëtuar për në Paris, të cilët kanë krijuar rrëmujë në dalje, ku nga policia është përdorur edhe gazi lotsjellës.
Tani ndeshja fillon në ora 21:15. /Telegrafi/