Real Madrid dhe Juventus do të ndeshen mes vete në një finale evropiane pas 19 vitesh.
Afrimi i finales së madhe të Ligës së Kampionëve në mes të Real Madridit dhe Juventusit, e cila zhvillohet nesër (e shtunë) në Carfdiff, ka bërë që të shpërfaqen edhe kontradiktat e ndeshjeve të kaluara mes vete, shkruan Telegrafi.
Ndeshja e fundit e luajtur në një finale në mes të dy gjigantëve, atij spanjoll dhe italian ishte pikërisht një finale e Ligës së Kampionëve, ku pati shumë polemika.
“Mbretërit” dhe “Zonja e Vjetër” luajtën mes vete në finalen e vitit 1998, ku u fitua nga spanjollët me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 66 të ndeshjes nga sulmuesi Predrag Mijatovic.
Megjithatë, ky gol ishte shumë i dyshimtë, pasi italianët ishin ankuar shumë për pozitë jashtë lojë të sulmuesit të Realit, i cili vendosi edhe fatin e takimit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=B1x0OH7O4R8