Finalja e Kupës së Italisë mes Atalantas dhe Juventusit po del të jetë interesante dhe me shumë raste, ndërsa pjesa e parë u mbyll 1-1.
Atalatan e nisi më mirë me dy raste para portës me Duvan Zapatan, por pa sukses.
Juventusi në rastin e parë të mirë gjetën golin, ku Dejan Kulusevski me një goditje të bukur shënoi për 1-0 në minutën e 31-të.
https://twitter.com/juvecanal2/status/1395100413372903425
Por Atalanta nuk u dorëzua dhe vazhdoi me sulme.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 41-të kur Hans Hateboer pasoite Ruslan Malisnkvski i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-1.
Atalanta are level in the Coppa Italia final! 💥💥 pic.twitter.com/t3GjMcF2Jg
— ESPN FC (@ESPNFC) May 19, 2021
Na pret një pjesë e dytë shumë e bukur dhe me ritëm sikurse e para./Telegrafi/