Site icon Telegrafi

Finalja e Big Brother VIP Albania do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’?

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania ka zgjuar kureshtje të madhe për publikun.

Për gati katër muaj ky format po vazhdon të ketë shikueshmëri dhe vëmendje të madhe teksa banorët e saj janë kthyer në personazhet më të komentuara.

I gjithë ky popullaritet ndikoi që finalja të shtyhej duke u vendosur më 6 maj, atëherë kur edhe do të shpallet fituesi i 100 mijë eurove.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Por, organizimi i kësaj finaleje thuhet se mund të jetë shumë më ndryshe se ai i edicionit të parë të BBVA.

Lexo po ashtu Luizi thotë se ndihet i rrezikuar nga Kristi dhe Deamishel për çmimin e BBVA: Ata të dy i kam frikë që mund të ma marrin Big Brotherin

Së fundmi stadium “Air Albania” po përflitet si vendi për zhvillimin e finales së 6 majit të Big Brother VIP Albania.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Panorama Sport” mëson se aktiviteti këtë muaj në “Air Albania” do të nisë me hapjen e fushatës të një krahu të caktuar politik, pastaj në vijim me projekte muzikore dhe gjithashtu këto ditët e fundit flitet se edhe finalja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” të zhvillohet aty.

Ndërkohë, kur ka mbetur më pak se një muaj deri në mbajtjen e finales, në shtëpinë e famshme aktualisht ndodhen edhe 11 banorë, nga të cilët vetëm katër do të jenë finalistë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version