Pasi mori dritën jeshile nga Komisioni Evropian, Microsoft ka njoftuar se blerja e GitHub është finalizuar.
Gjganti i teknologjik i dha GitHub, shërbimi i shpërndarjes së kodit i përdorur nga 31 milionë zhvillues, 7.5 miliardë dollarë dhe premtoi se ka për të vijuar si një platformë e pavarur, përcjell Telegrafi.
Drejtimin e GitHub do ta marrë shefi ekezkutiv i Xamarin, Nat Friedman, duke premtuar se do të mbetet një platformë e pavarur.
Komuniteti i zhvilluesve mbetet skeptik në atë se çfarë ka premtuar lidhur me pavarësinë e GitHub nga Microsoft. /Telegrafi/